Banorët e fshatit Hade protestojnë për procesin e shpronësimit
Prishtinë, 13 maj - Sot në qendër të Obiliqit do të protestojnë banorët e fshatit Hade. Protesta ka për qëllim shprehjen e pakënaqësive të banorëve të këtij fshati lidhur me procesin e shpronësimit të tyre të deritanishëm.
Kjo është protesta e dytë me radhë që organizohet nga banorët.
Kështu bënë me dije Iniciativa për Ambient dhe Zhvillim Lokal (IAZHL) dhe këshilli organizativ i protestës në Hade.