Bankat japoneze do të investojnë në Gazprom
Tokio, 15 dhjetor - Tre nga bankat më të mëdha të Japonisë - The Bank of Tokyo-Mitcubishi UFJ, Sumitomo Mitsui Banking Corporation dhe Mizuho Bank - kanë ndërmend të investojnë në një të ardhme të afërt në kompaninë ruse të energjisë Gazprom rreth 800 milionë dollarë.
Një vendim i tillë u morr në konsideratë nga tre bankat më të mëdha japoneze në sfondin e shkallëzimit të krizës në zonën e euros.
Kompanitë evropiane, të cilat po pësojnë aktualisht humbje drastike të llogaritura në shumë-milionë $, janë bërë partnerë me rrezik të rritur.
Investimet financiare në kompaninë ruse, në kushtet e kërkesës globale në rritje për gaz natyror, destinohen të bëhen garanci e suksesit dhe stabilitetit për bankat japoneze, mendojnë analistët në Tokio.