Ballkani po përballet me temperatura mbi 30 gradë celsius
Shkup, 30 prill - Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe Bosnja e Hercegovina po përballen me temperatura më të lartë se 30 gradë celsius, kurse ekspertët rekomandojnë qytetarët që tiu shmangen qëndrimeve të gjata në diell dhe të konsumojnë sa më shumë ujë dhe lëngje.
Siç transmeton portali Balkaninsight, ministria maqedonase e shëndetësisë ka paralajmëruar qytetarët për temperatura më të larta se 30 gradë celsius, duke theksuar se vala e të nxehtit do të zgjasë deri në fund të javës.
Edhe në vendin tonë temperatura kanë arritur shifrën e 30 gradë celsius, derisa ngjashëm moti është edhe në Shqipëri dhe Serbi.
Në Tiranë temperatura ka shënuar sot 31 gradë celsius.