22 Dhjetor 2024

B1 pritet të kthehet në prodhim nesër, ku edhe do të krijohen kushtet për ngrohje

Prishtinë, 15 dhjetor - Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka njoftuar se aktualisht në TC-Kosova A  ka një gjendje stabile, ku në punë janë të tri njësitë aktive (A3,A4 dhe A5) që prodhojnë rreth 390 MW/h. Ndërsa në Kosovën B, deri në mesnate sot ishte në punë njësia B1.

"Në këtë drejtim ju bëjmë me dije se për shkak te një rrjedhje në kaldajën e njesinë B1, ishim të detyruar të ndalim edhe këtë në mesnate", ka thënë Skender Bucolli drejtor i Departamentit për Marrëdhënie me Publikun dhe Komunitete në KEK.

Ekipet e specializuara sipas Bucollit kanë filluar menjëherë përgatitjet për intervenim në sanimin e gjendjes.

Sipas planeve njësia B1 pritet të kthehet në prodhim nesër në mengjes, kur edhe do të krijohen kushtet për furnizimin e Termokosit me avull per ngrohje qendrore.

"Duke falënderuar palët e përfshira per mirëkuptim dhe bashkëpunim, KEK është duke berë përpjekje maksimale për prodhim te qendrueshem me energji ne kushtet aktuale te krizës sezonale dhe globale energjetike", ka deklaruar Bucolli.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)