AWESK organizon konferencën e parë rajonale “Energjia & Gratë”
Prishtinë, 27 shtator - Shoqata e Grave në Sektorin e Energjisë në Kosovë (AWESK) organizon sot konferencën e parë Rajonale “Energjia & Gratë”.
Konferenca synon që të paraqesë këndvështrimet e vendim-marrësve dhe akademisë nga vendi dhe rajoni si dhe organizatave ndërkombëtare për të identifikuar dhe adresuar sfidat me të cilat ballafaqohen gratë në sektorin e energjisë dhe mundësive që mund të ofrohen nga palët e interesit për të rritur pjesëmarrjen e grave dhe të rinjëve në sektor.
Rrjetëzimi midis profesionistëve të fushës dhe të gjeneratave të reja që dëshirojnë ta shohin vetën në këtë sektor, si dhe fuqizimi i tyre do të jenë fokus i veçantë që do të prezantohet në këtë konferencë.
Konferenca gjithashtu do të trajtojë edhe rritjen e pjesëmarrjes së vajzave e grave dhe djemve e burrave në Shkencë, Teknologji, Inxhinjeri dhe Matematikë si profesione të rëndësishme në zhvillimin ekonomik të vendit dhe tranzicionin e gjelbër energjetik.