22 Dhjetor 2024

Austria i bashkangjitet gazësjellësit Rrjedha jugore

Moskë, 9 prill - Ministri rus i Energjetikës, Sergej Shmatko, sot deklaroi se Austria deri në fund të këtij muaji do t`i bashkangjitet gazësjellësit Rrjedha jugore.

Shmatko, siç transmetojnë agjencitë, ka thënë se marrëveshje me Austrinë do të përcillet para fillimit të ndërtimit të gazësjellësit gjatë këtij viti.

Rrjedha jugore është projekt i përbashkët i Gazprom-it rus dhe Eni-t italian, ndërsa do të shtrihet nga Rusia, nën Detin e Zi, deri te Bashkimi Evropian.

Kapaciteti i Rrjedhës jugore, në vitin 2015 kur duhet të jetë e përfunduar, do të arrijë 63 miliardë mera kub gaz në vit.

Në projektin marrin pjesë Bullgaria, Greqia, Serbia, Hungaria, Kroacia, Sllovenia dhe Italia.

Austria përndryshe pranoi gazësjellësin konkurrent Nabuko, të mbështetur nga BE-ja dhe SHBA-të, ndërsa në projektin rus duhet të mundësojë „bajpas“ për qarkullimin e gazit nga rajoni kaspik deri te Evropa Perëndimore. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)