ATRC do të publikoje raportin për efiçiencën e energjisë
Prishtinë, 9 tetor - ATRC do të publikoje raportin Efiçienca e energjisë - Vepro tani! Për shtëpi më të ngrohta, vende të reja të punës, dhe ajër më të pastër.
ATRC në bashkëpunim me 17 organizata të 7 shteteve të rajonit është duke implementuar projektin South East Europe Sustainable Energy Policy SEE SEP, i cili financohet nga Komisioni Evropian.
Në kuadër të këtij projekti ATRC së bashku me organizatat e shteteve të rajonit kanë publikuar raportin regjional mbi efiçiencën e energjisë, i cili ngerthen në vete rekomandime për qeveritë e EJL-së dhe akterëve të tjerë drejt politikave në sektorin e energjisë.
Bazuar në informatat e prezantuara në raport, një boshllëk i madh i arritjeve është i dukshëm në mes shteteve anëtare të Bashkimit Evropian dhe Palëve Kontraktuese.
Miratimi i Direktivës për Efiçiencë të Energjisë nga Komuniteti i Energjisë krijon një detyrim ligjor që kërkon vendet e Evropës Juglindore të zbatojnë masat për efiçiencë të energjisë në drejtim të përmbushjes së 20 % të objektivave të reduktimit të energjisë deri në vitin 2020.
Duke e bërë këtë, qeveritë evropiane Juglindore do të mbahen përgjegjëse për arritjen e objektivave të energjisë dhe klimës, gjithashtu duke përafruar edhe më tej objektivat e politikës drejt standardeve dhe synimeve të Bashkimit Evropian.
Duke pasur parasysh që Direktiva në mënyre strategjike adreson mundësitë për efikasitet energjetik, ajo mbështet objektivat e vendit dhe shpërndan në mënyrë të duhur përfitimet për qytetarët- dhe akterët më të rëndësishëm të shoqërisë.
Shpërndarja e drejtë e përfitimeve mbetet një sfidë për vendet e Evropës Jug-Lindore, që rritë rëndësinë për qeveritë shtetërore dhe komunale të zbatojnë Direktivën për efiçiencë të Energjisë si prioritet.
Mbështetja e përfshirjes qytetare në zhvillimin e strategjive kombëtare të energjisë është një kërkesë për vendosjen e rrugës drejt një Evropë Juglindore të qëndrueshme.