Atmaxha e Prizrenit, përfiton dy trafo të reja
Prishtinë, 23 prill - Banorët e fshatit Atmaxhë të Prizrenit, kanë përfituar rrjet të ri energjetik. KEDS ka investuar në këtë fshat dy trafo të reja, si dhe ka bërë ndërrimin e 124 shtyllave.
Naim Arapi menaxher për projekte të KEDS, tregon se në këtë fshat bashkë me trafot dhe shtyllat, janë ndërruar edhe kabllot e reja. Sipas tij, pas këtyre investimeve në këtë fshat është përmirwsuar infrastruktura e furnizimit të energjisë elektrike.
Infrastruktura me furnizim të energjisë elektrike në këtë fshat ka qenë shumë e dobët. Pas këtyre investimeve besojmë se një pjesë e këtij fshati ka përfituar shumë, shprehet Arapi.
Ai tregon se dy trafo që kanë furnizuar me rrymë një pjesë të konsumatorëve të këtij fshati, kanë qenë shumë të vjetra.
Tash i kemi vendosur dy trafo të reja; njëra është 1000 kvA(kilovolit Amper), ndërsa tjetra 250 kvA(kilovolit Amper).
Arif Gashi, banor i fshatit Atmaxhë, tregon se pas vendosjes së trafove dhe kabllove të reja, kapaciteti i energjisë elektrike është rritur dukshëm.
Rrymën e kemi më të fort, prej kohës kur janë vendosur trafo tw reja, shprehet ai.
Sipas tij, KEDS, me këtë investim ka zgjidhur problemin e një pjese të fshatit me energji elektrike.
Shpresojmë qw edhe shtyllat e drurit do ti ndwrrojnw sw shpejti, tha ai.
Ndërkaq, Naim Arapi, menaxher për projekte në KEDS tha se shtyllat e vjetra do të hiqen.
Ato shtylla nuk paraqesin rrezik për banorët e fshatit, sepse nuk janë të ngarkuara me kabllo elektrike, por edhe ato do të hiqen, tha Arapi.