Arben Gjukaj ende nuk është shkarkuar nga detyra
Ata nëpërmjet protestave kanë kërkuar që të largohej nga detyra e drejtorit menaxhes Arben Gjukaj, pasi fajin sipas tyre e kishte ai.
Por KEK ende nuk ka marrë një vendim për të shkarkuar Gjukajn nga pozita e drejtorit menaxhues. Zyrtarja për informim e KEK-ut, Eglantina Hoxha, i ka thënë Kohës Ditore se menaxhmenti nuk ka informacion nëse Bordi i KEK-ut ka marrë vendim për shkarkim të drejtorit menaxhues.
E këshilltari i ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Gezim Baxhaku, ka thënë se ka qenë kërkesë e komisionit ndërqeveritar që Arben Gjukaj të shkarkohet, duke u bazuar në gjetjet e raportit të ZRRE-së.
Baxhaku ka thënë se Qeveria pret informacione nga Bordi i KEK-ut lidhur me kërkesën që i është bërë. E në rast se Bordi i KEK-ut nuk e zbaton kërkesën e këtij komisioni, Baxhaku ka sqaruar se është pikërisht komisioni që duhet të vendosë nëse çështjen do ta dërgojë në Qeveri për ndëshkimin edhe të Bordit të KEK-ut./