22 Dhjetor 2024

Aprovohet pako finale tenderuese për privatizimin e KEDS-it

Prishtinë, 31 janar - Komiteti Qeveritar për Privatizimin e KEDS, në mbledhjen e mbajtur sot, ka aprovuar pakon finale tenderuese dhe skemën e transferit me të cilën tashmë janë pajtuar edhe investitorët parakualifikuar (Elsewedy, Calik, Limak dhe Taib Bank) në procesin e privatizimit të Distribucionit dhe Furnizimit të KEK (KEDS).

Pakoja tenderuese përmban pesë dokumente finale që janë; Rregullat për Ofertim; Marrëveshja për Shitblerje të Aksioneve; Marrëveshja për Furnizim me Shumicë me Energji Elektrike; Marrëveshja për Importe dhe Marrëveshja për Implementim.

Gjithashtu Korporata Ndërkombëtare Financiare (IFC) si këshilltar i transaksionit në bashkëpunim me KEK, kanë përpiluar Skemën e Transferit nga sektori publik në atë privat, skemë kjo e aprovuar në takimin e sotshëm të Komitetit Qeveritar për Privatizim, ku përfshihen këto marrëveshje; Marrëveshja për Transfer, Marrëveshja për shërbimet e Përbashkëta dhe Marrëveshja për Mbledhjen e Borxheve të Vjetra.

Duhet theksuar se, të gjitha dokumentet e aprovuara nga KQP, kanë kaluar 10 mbledhje të grupit teknik të ekspertëve nga të cilat shumica e vërejtjeve dhe komenteve janë pranuar, si nga ekspertët nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRrE), KOSTT, KEK dhe ekspertët e tjerë vendorë e ndërkombëtare të angazhuar në procesin e privatizimit të KEDS dhe sektorin e energjetikës në vend.

Procesi është duke shkuar sipas agjendës së paraparë nga KQP, dhe tashmë pritet që ofertat të dorëzohen nga investitorët dhe të bëhet përzgjedhja e ofertës më të mirë për privatizimin e sektorit të Distribucionit dhe Furnizimit me Energji Elektrike të KEK (KEDS).
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)