Aprovohen draft dokumentet e projektit Kosova e Re
Prishtinë, 1 shkurt - Komiteti Drejtues i Projektit TC Kosova e Re sot shqyrtoi ecuritë në lidhje me përgatitjen e Kërkesës për Propozime dhe strukturën e Transaksionit TC Kosova e Re, pas heqjes së termocentralit Kosova B nga projekti i TC Kosova e Re.
Në takim u diskutuar çështjet e ndërlidhura me transaksionin dhe çështje e tjera të hapura e te cilat pritet të finalizohen ndërkohë.
Komiteti Drejtues i Projektit TC Kosova e Re aprovoi draft dokumentet e projektit dhe mori vendim për hapjen e periudhës katër javore për komentimin e Kërkesës për Propozime dhe draft Marrëveshjet e Projektit nga palët e përfshira në proces me qëllim të pasurimit të dokumenteve në fjalë.
Komiteti Drejtues i Projektit është i përkushtuar për finalizimin e dokumentacionit të Transaksionit dhe publikimit të Kërkesës për Propozime dhe draft Marrëveshjeve të Projektit deri në fund të muajit mars 2013.
Në mbledhjen e Komitetit Drejtues ishin të pranishëm edhe vëzhguesit dhe palët tjera të përfshira në proces (Banka Botërore, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, USAID, Zyra e Unionit Evropian në Kosovë, KfW, USAID, KEK dhe KOSTT).