23 Dhjetor 2024

Aprovohen dokumentet e tenderit për ndërtimin e TC "Kosova e re"

Prishtinë, 5 prill - Komiteti Drejtues i Projektit “TC Kosova e Re” aprovoi sot dokumentet e tenderit për Ndërtimin e Termocentralit Kosova e re, i cili do të realizohet me partneritet privat - publik.

Bashkë me publikimin e Kërkesës për Propozime, ofertuesve të para-kualifikuar, do të ju dorëzohen edhe draft Marrëveshjet e Projektit, siç janë: Marrëveshja e Implementimit (Kompania e Gjenerimit); Marrëveshja e Implementimit (Kompania e Minierave); Marrëveshja për Blerje të Energjisë (TCKR); Marrëveshja për Furnizim me Linjit (Kosova A); Marrëveshja për Furnizim me Linjit (Kosova B); Marrëveshje për Furnizim me Linjit (TCKR); Marrëveshje Shumëpalëshe për furnizim me Linjit; Marrëveshja për Furnizim me Ujë; Marrëveshje për Shërbimet Ndihmëse (TCKR), etj.

Punëtorët ekzistues nga divizioni i qymyrit dhe nga shërbimet e përbashkëta që i shërbejnë divizionit të qymyrit do të transferohen me kushte të njëjta që tani i gëzojnë, në përputhje me Ligjin e Punës tek investitori i ardhshëm, dhe të njëjtit do të kenë garanci për 3 vite pune.

Komiteti u informua se nga kompanitë e para kualifikuara më parë në gare për investitor në Kosovën e Re kanë mbetur PPC dhe Sithe Global, Park Holding Ciner Group dhe Cantour Glaobal.

Komiteti planifikon që dorëzimi i ofertave nga investitorët të ndodhë në Nëntor 2013. Zgjedhja e investitorit të preferuar parashihet të publikohet në janar 2014, ndërsa përmbyllja komerciale pritet të ndodhë në shtator 2014.

Përmbyllja financiare dhe data e transferit parashihet të jetë dhjetori 2014, kur pritet të fillojë edhe ndërtimi i kapaciteteve të reja.

Planifikohet që njësia e pare te hyjnë në operim jo më vonë se në dhjetor 2018 dhe gjashtë muaj më vonë edhe njësia e dytë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)