Amerika me shumë të varfër
Uashington, 16 nëntor - Zyra e regjistrimit të popullsisë së SHBA-ve publikoi të dhënat e verifikuara mbi përmasat e varfërisë në vend, nga të cilat rezulton se përtej kufirit të varfërisë jetojnë 49.7 milionë amerikanë, ose 16,1% e popullsisë.
Shifrat e publikuara janë përftuar nga një analizë shtesë e të dhënave për vitin 2011. Një muaj më parë e njëjta Zyrë e regjistrimit të popullsisë publikoi një raport për vitin 2011, sipas të cilit të varfër quheshin vetëm 46.2 milionë njerëz, ose 15% e popullsisë amerikane. Si rrjedhojë, në radhët e të varfërve u përfshinë edhe 3.5 milionë amerikanë të tjerë.
Dallimi në shifrat mes dy raporteve të të njëjtës zyrë të regjistrimit të popullsisë shpjegohet me përdorimin e metodikave të ndryshme të llogaritjes