Ambasadorja Stjernvall me interes të shtuar në adresimin e çeshtjeve mjedisore
Prishtinë, 28 tetor - Sot, në komunën e Vushtrisë me iniciativën e ambasadores së Finlandës në Kosovë, znj.Pia Stjernvall u organizua një vizitë për të parë nga afër sistemin e ngritur për sa i përket organizimit të ndarjes së mbeturinave në këtë qytet si edhe një vizitë në njërin prej klubeve të gjelbra të kësaj komuneëpër tu njoftuar me aktivitetet e tyre ekstrakurikulare mjedisore.
Këtë takim e mirëpriti Kryetari i Komunës së Vushtrisë z.Xhafer Tahiri, i cili shfrytëzoi rastin të tregojë reformat e kryera në këtë komunë në kuadër të sektorit të menaxhimit të mbeturinave, duke nisur prej investimeve në shërbime bazike deri në ngritjen e sistemit për ndarjen e mbeturinave të riciklueshme në këtë komunë në kuadër të pilot projekteve në implementim e sipër.
Kësisoj, Ambasadorja e shtetit finlandez znj. Stjernvall përgëzoi në arritjet e kësaj komune dhe shprehu interesim për bashkëpunime në të ardhmen në lërminë e mjedisit.
Prej anës së GAC , Znj.Beu- Mucaj falenderoi ambasadën e Finlandës, e cila vite më parë ka përkrahur zhvillimin e programit të edukimit mjedisor në institucionet edukative dhe ka mbështetur praktikat e para për ndarjen e mbeturinave në burim.
Si përmbyllje e këtij takimi miqësor,vetë ambasadorja e shtetit Finlandez në Kosovë znj. Stjernvall shfrytëzoi rastin për të mbajtur dhe një ligjëratë të hapur më nxënës të klubit të gjelbër të shkollës ne Nadakoc të Vushtrisë, duke trajtuar në këtë mënyrë temën e ndryshimeve klimatikë si temë globale që po trajtohet në shume vende.
Përmes aktiviteteve të shumta që GAC implementon, synohet sensibilizimi i qytetarëve dhe edukimi i brezave të rinj për rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit dhe zbatimin e reformave të ndryshme që kanë nisur nëpër komuna në Kosovë sic është ajo e Riciklimit të mbeturinave..
Ky organizim i bashkëngjitet të gjitha aktiviteteve të GAC-it si shoqëri civile dhe ndikimit që ka në adresimin e ceshtjeve që ndërlidhen me fushën e menaxhimit të mbeturinave dhe që ndihmojnë në ngritjen e sistemeve adeguatë në këtë sektor.