Akullnajat në Oqeanin e Ngrirë të Veriut mund të zhduken deri në vitin 2050
Hamburg, 22 prill - Hulumtuesit kanë paralajmëruar se akullnajat në Oqeanin e Ngrirë të Veriut mund të zhduken deri në vitin 2050.
Sipas lajmit në uebfaqen e "Science Daily", është zhvilluar një studim i modelimit të klimës me pjesëmarrjen e 21 organizatave nga vende të ndryshme nën udhëheqjen e Dirk Notz, shkencëtar i klimës në Universitetin e Hamburgut në Gjermani.
Si rezultat i hulumtimit është zbuluar se edhe nëse emetimet e karbonit zvogëlohen shpejt dhe në mënyrë të konsiderueshme, deri në viti 2050 në Detin Arktik mund të ketë stina të verës pa akullnaja.
Gjetjet e hulumtimit u publikuan në revistën "Geophysical Research Letters".
Në ditën e sotme akullnajat qëndrojnë gjatë gjithë muajit. Çdo verë këto akullanaja pakësohen ndërsa në dimër përsëri rriten.