Aktakuzë për inkasantin e KEDS-it që përvetësoi para në Pejë
Sipas aktakuzës, i pandehuri A.B., nga data 19 dhjetor 2017 e gjerë me datë 2 mars të vitit 2018, në komunë të Pejës dhe Istogut, në cilësinë e inkasantit të kompanisë KEDS, kishte përvetësuar shumën e parave prej 290 (dyqindenëntëdhjetë) euro, nga të dëmtuarit, R.M., Q.K., E.G., dhe N.Z., në emër të inkasimit për energjinë elektrike të shpenzuar dhe për t’i deponuar tek zyrat e KEDS-it, mirëpo të njëjtat i kishte përvetësuar.
Të pandehurit, edhe pse ju kishte ndërprerë marrëdhënia e punës nga kompania KEDS me datën 4 maj 2018, i njëjti me datën 28 maj 2018, në fshatin Suhogerllë të komunës se Istogut, përmes paraqitjes se fakteve të rreme, kishte veshur uniformës e punës duke u paraqitur si punëtor i KEDS-it, kishte përvetësuar shumën e të hollave prej 70 (shtatëdhjetë) euro, nga të dëmtuarit Sh.S., dhe I.V, kinse për pagesë të energjisë elektrike.
Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri ka përmbushur elementet e veprave penale të përshkruar si me lartë.
Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohen sipas ligjit për veprat penale të cila i vihen në barrë.