Aksioni i pastrimit vazhdon sot në Prishtinë
Prishtinë, 12 nëntor - Në kuadër të Fushatës “Ta Pastrojmë Kosovën” sot do të zhvillohet aksion pastrimi në Prishtinë.
Aksioni do të fillojë në ora 13:30, ndërsa do të realizohet përreth hapësirave të Shkollës “Model” si dhe afër hekurudhës që gjendet në afërsi të shkollës.
Në aksion do të marrë pjesë ekipi i Let’s Do It, ndërsa do të bashkohen rreth 100 nxënës, kujdestarë klasash si dhe drejtori i Shkollës.
Mbeturinat që do të mblidhen do të largohen nga Kompania “Pastrimi”.
Po ashtu, edhe sot do të vazhdojë pastrimi me makineri i deponive me mbetje inerte në Gërmi.