Aksion i pastrimit mbahet sot në Kamenicë
Kamenicë, 14 nëntor - Në kuadër të Fushatës “Ta Pastrojmë Kosovën” sot do të organizohet aksion pastrimi në Komunën e Kamenicës.
Të pranishëm në aksion përveç ekipit të Let’s Do It, do të jenë edhe Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, Ministri i Zhvillimit Ekonomik Valdrin Lluka, Kryetari i Komunës Qëndron Kastrati, nënkryetari i komunës dhe njëkohësisht edhe koordinatori i Task Forcës Faton Jakupi, anëtarët të tjerë e vullnetarë të shumtë.
Po sot organizatorët e fushatës “Ta Pastrojmë Kosovën” do të organizojnë tryezë me qëllim të diskutimit të të arriturave të komunave të rajonit të Prishtinës në fushatën e pastrimit nga data 15 shtator e deri më tani.
Në Tryezë përveç ekipit të Let’s Di it, marrin pjesë edhe zyrtarë nga Zyra e Kryeministrit, zyrtarë nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, si dhe kryesues të task forcave komunale të Fushatës.