AKB bën marrëveshse me KEDS për përmiresimin e furnizmit me energji elektrike
PrishtinÑ‘, 27 gusht - Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) organizon konferencën për media me rastin e nënshkrimit të memorandum mirëkuptimit dhe bashkëpunimit në mes AKB-së KEDS dhe KESCO.
Gjatë këtij takimi do të marrin pjesë përfaqësues të bizneseve të sektorëve prodhue, përpunues dhe shërbyese si dhe ndërtues e prodhuesve të materialit ndërtimor në kuadër të AKB-së me qëllim të përmiresimit të furnizmit me energji elektrike nga këta operatorët ekonomik pët të gjithë bizneset e Kosovës.
Aleanca Kosovare e Bizneseve për një dekadë e gjysmë, në vazhdimësi ka shprehur shqetësimet, rreth problemeve të komunitetit të biznesit me energjinë elektrike.
Ky reagim i bizneseve është i lidhur me Tarifat e shtrenjta të energjisë elektrike, maxigrafi, mungesa e energjisë dhe detyrimi i dhurimit të Trafove duke i kaluar në pronësi të KEDS-it si dhe për mungesë e furnizim të pamjaftueshëm të bizneseve , por edhe të qytetarëve, me energji elektrike, si dhe dëmet e shumta të shkaktuara në pajisje dhe teknologji, për shkak të ndërprerjeve të shpeshta të energjisë elektrike,
Aleanca Kosovare e Bizneseve javë me parë ka dërguar shkresë zyrtare tek të gjithë përfaqësuesit e institucionet përkatëse në Kosovë se është koha e fundit që të ndërmerren veprime konkrete në lidhje me keqpërdorimet nga ana e KEDS-it që janë duke u rritur dita në ditë në këto fusha: