25 Dhjetor 2024

Akademia e KEDS fillon punën zyrtarisht

Prishtinë, 14 shkurt - Në ceremoninë e organizuar nga Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike, Akademia e KEDS sot është shpallur zyrtarisht e hapur.

Dhjetëra studentë, përfaqësuese të Qeverisë së Kosovës, përfaqësues të komunitetit ndërkombëtar dhe kompanive prestigjioze Limak dhe Calik nga Turqia, përfaqësues të Universitetit Publik të Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe bartësve tjerë të institucioneve të arsimit të lartë në Kosovë, përfaqësues të Universitetit Bogaziçi nga Turqia dhe përfaqësues të shoqërisë civile ishin prezentë në hapje.

Na fjalimin e tij përshëndetës, Vedi Yeşilkılıç, Drejtor Gjeneral i KEDS shpjegoi për Akademinë dhe qëllimet e Akademisë.

Sipas Yeşilkılıç, Akademia e KEDS përfaqëson iniciativë të KEDS për zgjidhje të problemeve që studentët e talentuar kanë në Kosovë.

Pjesëmarrësit do të marrin pjesë në programin e ligjëratave të ofruar nga Universiteti Bogaziçi përmes Qendrës për mësim gjatë gjithë jetës dhe ekspertë të KEDS.

Pas përfundimit të programit të ligjëratave studentët do të kenë mundësinë të marrin pjesë në program të internshipit në KEDS dhe përfundimisht, do të pajisen me kontrata të përkohshme ose të përhershme të punësimit në KEDS dhe në institucione tjera të ngjashme.

Akademia është themeluar falë partneritetit ndërmjet KEDS, Universitetit Bogaziçi në Turqi, që njihet si një prej top 200 universitetet në botë, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e Republikës së Kosovës.

Për më shumë, Akademia është themeluar falë përkrahjes së vazhdueshme nga Universiteti Publik i Prishtinës “Hasan Prishtina”, përmes Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike.

Në vitin e parë Akademia do të ketë 50 studentë, 20 nga të cilët vijnë nga Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike derisa grupi tjetër prej 30 pjesëmarrësve vijnë nga dy shkolla të mesme teknike në rajonin e Prishtinës.

Pas një përshkrimi të shkurtë të gjendjes së trashëguar në rrjetin e distribuimit dhe furnizimit me energji elektrike në Republikën e Kosovës, z. Yeşilkılıç u shpreh se është i bindur se përfshirja e gjeneratave të reja do të jetë e rëndësisë së veçantë drejt një të ardhme më të mirë.

“Besojmë që gjeneratat e reja, me njohuritë e fituara në universitete dhe shkolla të mesme përkatëse dhe me njohuritë shtesë të fituara në programet tona të trajnimit, do të shtyjnë përpara procesin e zgjidhjes së këtyre problemeve dhe do të jenë aseti jonë më i çmueshëm në ngritjen e cilësisë së energjisë së distribuar, në elektrizimin e të gjitha pjesëve të Kosovës, në zvogëlimin e humbjeve duke ofruar shërbime cilësore të burimit tonë të energjisë, qytetarëve të Republikës së Kosovës”, deklaroi z. Yeşilkılıç.

Pas fjalës përshëndetëse të z. Yeşilkılıç, z. Mesut Serhat Dinc, Anëtarë i Bordit të KEDS përshëndeti të gjithë të pranishmit. Z. Dinc falënderoi të gjithë partnerët në projekt për përkrahje të vazhdueshme dhe shpjegoi që përveç qëllimit dhe fushëveprimit bazë për ndërtimin dhe ngritjen e kapaciteteve profesionale të talentëve të rinj në Kosovë, Akademia do të shërbejë si platformë për ngritjen e bashkëpunimit akademik ndërmjet Kosovës dhe Turqisë.

“Akademia do të shërbejë si platformë për shkëmbime akademike ndërmjet Turqisë dhe Kosovës me qëllim të shkëmbimit të njohurive dhe të promovimit të kontribuimit reciprok akademik me qëllim të avancimit të programeve akademike dhe zhvillimit të mëtutjeshëm të stafit akademik.”, deklaroi z. Dinc në fjalimin e tij përshëndetës.

Fjala përshëndetëse e z. Dinc u vazhdua me fjalime nga Këshilltarja e Lartë Politike e Ministrit të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, znj. Drita Kadriu dhe Drejtori i Qendrës për mësim gjatë gjithë jetës në Universitetin Bogaziçi, Prof. dr. Tamer Atabarut pa bashkëpunimin e të cilëve projekti nuk do të ishte mundësuar.

Akademia e KEDS ofron program të trajnimit nga ekspertë të KEDS dhe të Qendrës për mësim gjatë gjithë jetës në Universitetin Bogazici në Turqi, program të internshipeve në KEDS dhe punësim për pjesëmarrësit.

KEDS ka alokuar shumën e përgjithshme prej 150,000 Euro për vitin e parë, shumë që mund të ndryshojë në vitet në vijim në bazë të nevojave. Studentët më të mirë do të vizitojnë pajisjet energjetike të kompanive Çalik dhe Limak në Turqi.

Pas përfundimit të programit, studentët do të pranojnë certifikata të pranuara ndërkombëtarisht nga Universiteti Bogaziçi.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)