29 Dhjetor 2024

Agani vizitoi Malishevën, njoftohet me gjendjen pas vërshimeve

Prishtinë, 12 janar - Ministri i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani, ka vizituar sot Komunën e Malishevës, ku është pritur nga kryetari Ragip Begaj dhe ku është njoftuar me situatën e përgjithshme, pas vërshimeve të javës së kaluar. Ministri Agani dhe kryetari Begaj, i kanë vizituar edhe Mirushën dhe Banjën, ku janë njohur për së afërmi me pasojat e vërshimeve.

Kryetari Begaj, e ka falënderuar ministrin për vizitën e tij dhe për interesimin e tij, si dhe e ka njoftuar me dëmet e përgjithshme nga vërshimet, e në veçanti, për nevojën e përkrahjes në sanimin e kësaj gjendje në përgjithësi, dhe në veçanti për nevojën e rregullimit të shtratit të lumit Mirusha.

Nga ana tjetër ministri Agani, shprehi keqardhjen për të gjithë të dëmtuarit. Ndërsa sa i përket rregullimit të shtratit të lumit Mirusha, ministri Agani tha se duhet të bëhet një intervenim urgjent, në punime të vrazhda për pastrimin dhe zgjerimin e lumit, duke thënë se do të angazhohet personalisht për gjetjen e mundësive për rregullimin e shtrati të lumit, së paku të fazës së parë.

Më pas, ministri Agani dhe kryetari Begaj, kanë vizituar digën e liqenit artificial në Mirushë, ku i kanë parë dëmtimet në këtë digë, si dhe pishinat në Banjë, ku kanë parë nga afër dëmet që janë shkaktuar në atë pjesë, ku ka pasur rritje të madhe të ujit dhe më pas vërshime.

 

 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)