29 Dhjetor 2024

Agani e Haliti diskutojnë për problemet mjedisore

Prishtinë, 3 shkurt - Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani, ka pritur në takim kryetarin e Komunës së Vitisë, Sokol Haliti me të cilin diskutoi për mundësinë e investimeve në fushën e mjedisit.

Kryetari Haliti, fillimisht falenderoi ministrin Agani për përkushtimin e treguar në zgjidhjen e problemeve mjedisore për rajonin e Vitisë, ndërsa shpalosi edhe kërkesat dhe shqetësimet e banorëve të kësaj komune përkitazi me vërshimet që kohë pas kohe po ndodhin në këtë komunë si pasojë e daljes nga shtrati të lumit Morava e Binçës. 

Ministri Agani, tha se janë të njoftuar me këtë problematik për të cilën edhe pati vizituar këtë rajon vitin e kaluar dhe se shprehu përkushtimin e tij për të gjetur mundësi të financimit për projektin e pastrimit të shtratit të lumit në fjalë.

Agani tha se buxheti i limituar pamundëson përgjigjen e kërkesave të shumë komunave për të njëjtin qëllim, megjithatë, tha se do të mundohen të gjejnë donatorë, të cilët janë të interesuar të investojnë në këtë fushë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)