Administrata e Trump-it shfuqizon Planin e Energjisë së Pastër
Washington, 10 tetor - Shfuqizimi i Planit të Energjisë së Pastër të hartuar nga administrata e ish-presidentit Barak Obama për të frenuar emetimet e gazeve serrë do të ndodhë zyrtarisht të martën, njoftoi Scott Pruitt, kreu i Agjencisë Amerikane për Mbrojtjen e Mjedisit.
Një kopje e planit që ka rrjedhur në media tregon se Pruitt do ta shfuqizojë planin duke cituar arsye të "tejkalimit të autoritetit ligjor të agjencisë".
Plani i administratës Obama i publikuar në tetor 2015, u kërkonte centraleve me qymyr që të reduktonin emetimet e dyoksidit të karbonit me 32 për qind deri në vitin 2030.
Në mars të këtij viti, Presidenti Donald Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv, që i kërkonte agjencisë "pezullimin, rishikimin ose anulimin" e planit të administratës Obama.