90 për qind e gjermanëve mbështesin rritjen e energjisë së ripërtëritshme
Berlin, 11 janar - Sipas një studimi të fundit të publikuar në faqen e internetit të Agjencisë së Energjive të Rinovueshme të Gjermanisë bëhet e ditur së rreth 90 për qind e gjermanëve mbështesin rritjen e tranzicionit të energjisë së ripërtëritshme të vendit, midis të cilëve 66 për qind e konsiderojnë energjinë e pastër "jashtëzakonisht të rëndësishme".
Sondazhi i kryer nga kompania ndërkombëtare britanike, e bazuar në internet për hulumtimin e tregut dhe analizën e të dhënave YouGov, dhe i porositur nga Agjencia e Energjisë së Rinovueshme, anketoi një total prej 1.000 pjesëmarrësish të cilët iu përgjigjën pyetjeve dhe dhanë mendimet e tyre mbi konceptet e energjisë së rinovueshme duke filluar nga "jo të rëndësishme" deri te "jashtëzakonisht të rëndësishme".
Sondazhi i agjencisë tregon se rritja e energjisë së rinovueshme vazhdon të ketë një rëndësi të madhe për popullsinë gjermane.
Energjia e pastër gjeneroi më shumë se gjysmën e përzierjes së energjisë elektrike të Gjermanisë në vitin 2020, kurse shumica e gjermanëve mbështesin rritje edhe më të madhe.
Sondazhi zbuloi se 86 për qind e gjermanëve mbështesin zgjerimin e linjave të energjisë elektrike, ndërsa 59 për qind e pjesëmarrësve mendojnë se vetëm përmirësimet e rrjetit në Gjermani janë shumë të rëndësishme, dhe vetëm 2 për qind e konsiderojnë këtë të parëndësishme.
Pjesëmarrësve u kërkua gjithashtu të zgjedhin burimin më të mirë të energjisë elektrike për vendin.
Sipas studimit, burimi i preferuar i energjisë së rinovueshme të Gjermanisë është energjia diellore, ndërsa mullinjtë e erës në det dhe në tokë riradhiten në vendin e dytë dhe tretë.
Analiza e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë (IEA) thekson se "Energiewende" - tranzicioni i vazhdueshëm nga Gjermania në uljen e furnizimit me energji të karbonit, të shëndetshëm për mjedisin, të besueshëm dhe të përballueshëm, vazhdon të jetë tipari përcaktues i peizazhit të politikës energjetike të Gjermanisë.
Në tranzicionin e saj të energjisë deri më tani, Gjermania ka ruajtur një shkallë të lartë të sigurisë së furnizimit me naftë, gaz natyror dhe energji elektrike. Megjithatë, vendi dikur i varur nga qymyri tani po largohet nga ky burim.
"Largimi i planifikuaar i energjisë bërthamore dhe të qymyrit synojnë të rrisin mbështetjen e vendit në gazin natyror, duke e bërë gjithnjë e më të rëndësishme vazhdimin e përpjekjeve për të diversifikuar opsionet e furnizimit me gaz, përfshirë përmes importeve të gazit natyror të lëngshëm", tha IEA.
Sipas të dhënave të agjencisë federale të rrjetit, Gjermania ka 221.3 gigavat (GW) të kapacitetit të instaluar të energjisë deri në prill 2020, nga të cilat rreth 121 GW energji u gjenerua nga burimet e ripërtëritshme të energjisë.