25 Dhjetor 2024

9 punëtorët e KEK-ut të prekur nga COVID-19 janë shëruar

Prishtinë, 26 qershor - Në Korporatën Energjetike të Kosovës në fillim të këtij muaji kanë rezultuar pozitiv me COVID-19, nëntë (9) punëtorë.

Si rrjedhojë, vetë ushtruesi i detyres se drejtorit menaxhues te KEK-ut, Luigj Imeri, në vazhdimësi i ka kontaktuar të gjithë kolegët për të mësuar gjendjen e tyre dhe të familjeve.

Pas bashkëbisedimit të sotëm, Imeri ka marrë lajme jashtëzakonisht të mira, pra fatmirësisht të gjithë nëntë (9) kolegët tanë janë shëruar.

Në anën tjetër katër (4) kolegët tanë që kanë rezultuar pozitivë në javën e fundit janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Gjendja e përgjithshme si pasojë e pandemisë COVID-19 në KEK.

Na lejoni të ju njoftojmë se nga fillimi i këtij muaji e deri me sot në KEK kemi pasur gjithsejtë trembëdhjetë (13) raste që kanë rezultuar pozitiv me COVID-19, ndërsa nëntë (9)  janë shëruar.

Në vetë izolim, kanë qenë njëqind e katër (104) punëtor, gjashtëdhjetë e katër (64) prej tyre  e kanë përfunduar vetë izolimin prej 14 ditësh dhe  janë ftuar që të rifillojnë punën pasi që nuk kanë simptome të infektimit me virus.

Në këtë drejtim, KEK vazhdon te jetë në kontakt të vazhdueshëm me 4 kolegët tanë që janë akoma aktiv me këtë virus duke përcjellur gjendjen e tyre shëndetësore edhe pse deri më tani gjendja e tyre është stabile.

Për më tepër, KEK-u në bashkëpunim të ngushtë me IKSHPK-në, po vazhdon të ndërmerrë të gjitha masat e nevojshme në mbrojtjen dhe parandalimin e përhapjes së pandemis COVID-19.

Në vazhdën e masave mbrojtëse dhe në respektim të rekomandimeve nga IKSHPK-ja, Komiteti i sigurisë dhe KE pas analizimit të situatës ka vendosur të rikthej orarin e punës në 12 orë, hap ky që ka shmangur në masë lëvizjen e punëtorëve të cilët udhëtojnë nga të gjitha trevat e Kosovës.

Në fund, menaxhmenti i KEK-ut, bënë apel edhe një herë tek të gjithë punëtorët që të jenë vigjilent kudo që ndodhen në respektimin e rekomandimeve të IKSHKP-së, duke mbajtur distancën sociale dhe gjithashtu përdorimin e pajisjeve të nevojshme mbrojtëse. Veprime këto të domosdoshme për të parandaluar përhapjen e pandemisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)