47 praktikantë përfundojnë praktikën në sektorin energjetik
Prishtinë, 1 mars - Ambasadori amerikan, Greek Delawie merr pjesë në përfundimin e praktikës profesionale për 47 praktikantë në sektorin energjetik në rritje e sipër të Kosovës.
Programi i praktikës profesionale në sektorin energjetik po zbatohet nga aktiviteti REPOWER i USAID-it në bashkëpunim me Universitetitn e Prishtinës dhe Institutin Teknologjik të Rochester-it.
Programi po ndihmon në adresimin e nevojës në rritje të sektorit energjetik për personel të kualifikuar dhe me shkathtësi të larta.
Përmes marrëveshjeve me institucionet kryesore të sektorit energjetik në Kosovë, USAID-i ka shpërndarë nëpër pozita 47 studentë, në cilësinë e Ekspertëve të rinj të Energjetikës, për të kryer praktika profesionale gjashtëmujore në kuadër të tri institucioneve energjetike. Raundi i katërt do të zhvillohet nga marsi deri në tetor të vitit 2018.