31 shtete të tjera ratifikojnë Marrëveshjen e Parisit për Klimën
Paris, 22 shtator - Marrëveshja për Ndryshimin e Klimës e Parisit që pritet të hyjë së shpejti në fuqi, shënon një ngjarje historike me pas ratifikimit nga 31 vende këtë javë.
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-moon tha se ai beson se marrëveshja e Parisit do të ratifikohet plotësisht deri në fund të vitit.
\"U bëj thirrje të gjithë udhëheqësve të shpejtojnë procedurat e brendshme dhe ta ratifikojnë marrëveshjen këtë vit. Ajo që dikur duhej e paarritshme sot është e pashmangshme. Ky është një çast i jashtëzakonshëm.\"
Ratifikimi nga 31 vende këtë javë e ngre numrin e përgjithshëm në 60. Do të duhen edhe pesë vende për të plotësuar numrin e nevojshëm për hyrjen në fuqi të traktatit. Por pavarësisht kësaj, vendet e përfshira shkaktojnë vetëm 48 për qind të emetimeve gloabale.
Marrëveshja e Parisit u kërkon vendeve që shkaktojnë 55 për qind të emetimeve të gazit serë ta ratifikojnë atë përpara hyrjes në fuqi.
Vetë marrëveshja synon të mbajë nën 2 gradë celsius rritjen vjetore të temperaturës.
Kina dhe Shtetet e Bashkuara e nënshkruan marrëveshjen gjatë Samitit të G20-s në Hangzhou.