31 milionë dollarë për rritjen e Efiçiencës së Energjisë
Këto komente ministri Stavileci i bëri sot me rastin e lansimit të projektit për EE dhe ER, ku i pranishëm ishte edhe Drejtori i Bankës Botërore për Kosovë, Jan-Peter Olters, drejtues të fakulteteve të fushave, inxhinierisë elektrike dhe kompjuterike, mekanike, ndërtimtarisë dhe arkitekturës si dhe profesorë e studentë të shumtë, objekti i të cilëve ishte zgjedhur si pikënisje e këtij projekti.
Stavileci tha se ky projekt realizohet me një kredi në vlerë prej 31 milionë dollarë nga Banka Botërore, që ka për qëllim zbatimin e masave të efiçiencës së energjisë në ndërtesat publike në nivelit qendror dhe lokal dhe falënderoi këtë institucion financiar që përbën një partner kyç jo vetëm në sektorin e energjisë por edhe në sektorët e tjerë në Kosovë.
Kreu i MZHE-së ka ritheksuar objektivin e Qeverisë që bashkë me partnerë themelojë një fond për Efiçiencë të Energjisë, i cili do të jetë i qasshëm për sektorin privat por edhe për amvisëritë të cilat duan ti zbatojnë masat e efiçiencës, që për rezultat ka uljen e konsumit të energjisë dhe njëkohësisht koston e shpenzimeve.
Nga ana e tij, Drejtori i Bankës Botërore për Kosovë, Jan-Peter Olters ka vlerësuar lartë rëndësinë e këtij projekti që sipas tij, do të ketë ndikim përtej fushës së energjisë .Këto nuk janë investime të drejta jo vetëm për arsye mjedisore, por edhe për arsye të qëndrueshmërisë ekonomike. Projekti do të tregojë se këto investime do të paguajnë veten e tyre relativisht shpejt, ka thënë ai.
Dekani i Fakultetit të Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës, Naser Kabashi ka falënderuar ministrin Stavileci për investimet që do të bëhen në rritjen e EE në objektin e fakultetit teknik duke shtuar se kjo do përmirësojë kushtet e punës së studentëve dhe mësimdhënësve dhe njëkohësisht do të ulë shpenzimet e energjisë.
Ndryshe, Projekti për Efiçienecë të Energjisë dhe Energji të Ripërtëritshme parashihet të realizohet në afat 5 vjeçar ndërsa ka tri komponentë:
1. Investimet në EE dhe ER në ndërtesa publike;
2. Përkrahja për politikat dhe kornizën rregullative të ER dhe EE, si dhe vlerësimi i resurseve përkatëse të ER; si dhe
3. Përkrahja për implementimin e projektit.