21 Dhjetor 2024

28 profesionistë të paneleve solare gati për tregun e gjelbër të punës

Prishtinë, 28 mars - Lëvizja drejt një ekonomie të gjelbër krijon nevojën për ngritjen dhe rikualifikimin e fuqisë punëtore në Kosovë sipas ndryshimit të nevojave në tregun e punës.

Në përpjekje për të përshpejtuar tranzicionin e gjelbër, UNDP organizoi, për herë të parë, një kurs për punëkërkuesit e rinj për të fituar aftësi dhe njohuri praktike në instalimin e paneleve solare.

28 të rinjëve që kaluan këtë program trajnimi intensiv gjashtë-javor për t'u bërë instalues të sistemit solar iu dorëzuan certifikatat për përfundimin e trajnimit.

Ceremonia u zhvillua në prani të znj. Maria Suokko, Përfaqësuese e Përhershme e UNDP-së në Kosovë, z. Keisuke YAMANAKA, i Ngarkuar me Punë në Ambasadën e Japonisë në Kosovë dhe z. Avni Syla, Partner Menaxhues në kompaninë Elen që e ka realizuar trajnimin.

Programi i trajnimit ofroi aftësi dhe njohuri shtesë për të trajnuarit nga Qendrat e Aftësimit Profesional (QAP), të cilët tanimë kishin përfunduar një kurs për instalimin e energjisë elektrike, por nuk ishin në gjendje të gjenin punë. Disa studentë universitarë të interesuar për praktikë dhe karrierë në tregun e instalimeve solare gjithashtu iu bashkuan programit.

Maria Suokko, Përfaqësuese e Përhershme e UNDP-së në Kosovë, në fjalën e saj hyrëse shprehu entuziazmin e saj për profesionistët e sapo certifikuar: “Tranzicioni drejt energjisë së rinovueshme nuk është vetëm thelbësor për shëndetin e planetit tonë, por gjithashtu kontribuon në rritjen e qëndrueshme ekonomike dhe mirëqenien e njerëzve. Ky trajnim për instalime solare është i pari i këtij lloji. Ne llogarisim në mbështetjen tuaj për të kontribuar në tranzicionin e gjelbër në komunitetet tuaja duke rritur ndërgjegjësimin për përfitimet e energjisë solare - dhe duke instaluar sisteme solare të cilësisë së lartë,” tha znj. Suokko.

Z. Keisuke YAMANAKA, i Ngarkuar me Punë në Ambasadën e Japonisë në Kosovë me këtë rast theksoi: “Duke ofruar trajnime për instalues solar, ne po trajtojmë dy sfida të rëndësishme - ndryshimin e klimës dhe krijimin e mundësive të reja të punësimit. Efektet e ndryshimeve klimatike po bëhen gjithnjë e më të dukshme pasi ngjarjet ekstreme të motit vazhdojnë të ndërhyjnë në mënyrën tonë të jetesës. Prandaj, tranzicioni në një ekonomi më të gjelbër është një mundësi për një planet më të qëndrueshëm dhe vende të gjelbra pune”.

Falë këtij trajnimi, 28 instaluesit solar të sapo certifikuar tani posedojnë ekspertizën për të instaluar, mirëmbajtur dhe riparuar sistemet e energjisë solare. Pritet që ata të kenë një rol kritik në lëvizjen e Kosovës drejt energjisë së ripërtëritshme dhe zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik.

Aktiviteti i Trajnimit të Instaluesve Solar është një iniciativë pilot, që synon të promovojë rimëkëmbjen e gjelbër, zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe tranzicionin energjetik, i mbështetur nga Projekti Climate Promise (Premtimi për Klimën) i financuar nga Qeveria e Japonisë dhe zbatuar nga UNDP në Kosovë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)