Promovohen Ligjet kundër korrupsion në alfabetin braille

Prishtinë, 15 tetor - Shoqata e të Verbërve të Kosovës, e mbështetur nga Programi Anti-Korrupsion i UNDP-së në Kosovë dhe Agjencia Kundër Korrupsion, do të promovojë ligjet anti-korrupsion në alfabetin Braille të enjten, më 15 tetor, me fillim në ora 10:00, në sallën Betoven të hotel Emerald.
Ligjet janë përgatitur në gjuhën shqipe dhe serbe dhe promovimi i tyre shënon edhe fillimin e javës së Shkopit të Bardhë që ka për qëllim vetëdijësimin për nevojat e personave me aftësi të kufizuara në të pamur.
Kjo mbështetje mundësohet falë ndihmës bujare të Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC).
I ftuar i posaçëm është Ministri i Drejtësisë Z.Hajredin Kuçi e në ngjarje do të marrin pjesë përfaqësues të shoqatës, SDC-së dhe Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP).