04 Maj 2025

Përurohet shkolla në Partesh dhe Qendra e Mjekësisë Familjare në Kllokot

Partesh, Kllokot, 14 tetor - Ministri Abrashi mori pjesë në përurimin e dy objekteve në komunat Partesh dhe Kllokot me ç'rast u përurua objekti i renovuar i një shkolle fillore, përkatësisht i Qendrës së re të Mjekësisë Familjare.

Të dy objektet u përuruan në kuadër të projektit \"Beautiful Kosovo II" (Kosova e Bukur II), i financuar nga fonde të përbashkëta të MPMS dhe Bashkimit Evropian dhe zbatuar nga IOM. y projekt ka gjeneruar një numër të madh vendesh pune për qytetarë të regjistruar në zyrat e punësimit, punëkërkuesë që janë pjesë e skemës sociale.

Duhet theksuar se këto punë publike kanë për synim largimin e punëkërkuesëve nga skema e asistencës sociale, dhe përmes punësimit në këto projekte të bëhet aftësimi i tyre për treg të punës.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)