04 Maj 2025

OSBE dhe policia trajtojn çështjen e fëmijëve lypsarë në Kosovë

Prishtinë, 14 tetor - Misioni i OSBE-së në Kosovë, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Terre des Hommes, organizojnë sot në Prishtinë një konferencë për të drejtat e fëmijëve, me theks të veçantë në fëmijët lypsarë.

Konferenca do të mbledhë së bashku përfaqësues të institucioneve dhe të shoqërisë civile nga Prishtina e Tirana për të diskutuar bashkëpunimin institucional në trajtimin e çështjes së fëmijëve lypsarë dhe protokollin për bashkëpunim policor në parandalimin, kufizimin dhe luftimin e trafikimit me njerëz, në radhë të parë me fëmijë. 

Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë Ambasadori Jean-Claude Schlumberger; Zëvendës Ministri për Punë të Brendshme i Qeverisë së Kosovës Milan Radojević; Zëvendës Ministrja për Punë dhe Mirëqenie Sociale e Qeverisë së Kosovës Rita Hajzeraj-Beqaj, Drejtoresha e Njësisë Anti-Trafikim e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Shqipërisë Anila Trimi; dhe Drejtoresha e Terre des Hommes për Shqipëri dhe Kosovë Jezerca Tigani, do të mbajnë fjalime hyrëse.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)