05 Tetor 2024

NVM-të gjenerator kryesor i zhvillimit ekonomik në Kosovë

Prishtinë, 16 nëntor - Gjendja aktuale dhe sfidat kryesore në fushën e industrisë dhe ndërmarrjet e vogëla dhe të mesme si dhe masat e mundshme për adresimin e tyre e perspektiva e institucioneve qeveritare, ishin temat që u diskutuan nga Aleanca Kosovare e Bizneseve, në kuadër të Task Forcës për Integrime Evropian, Agjencia për Mbështetjen e NVM-ve nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë dhe institutione e organizata të kësaj lëmie.

Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Biznesve, tha se gjendja aktuale e industrisë dhe NVM-ve nuk është në nivelin e duhur dhe duhet të krijohet një klimë sa me e përshtatshme për bërje të biznesit.  Sipas tij janë bërë përpjekje, por akoma ka mjaft sfida.

“Një nga sektorët më të rëndësishëm në vend janë edhe NVM-të, ku tregëtia është në një masë të madhe e zhvilluar. Ka mjaft dëshira , por realizimi i tyre nuk është edhe aq i lehtë”, tha Agim Shahini.

Kryetari i AKB-së shtoi se në Kosovë  mungojnë edhe politikat adekuate, strategjitë, por  ka përpjekje të mira për të ecur përpara. NVM-të do të kenë mundësi të rrisin zhvillimin ekonomik dhe  mirëqenien e qytetarëve të vendit. Ai shtoi se Qeveria e Kosovës, duhet të fokusohet  në shumë në mbështetjen e NVM-ve, pa lan anash as ndërmarrjet tjera.

“Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme, janë gjenerues  kryesor i zhvillimit dhe punësimit në vend”, tha Shahini. Sipas tij taksapaguesi më i madh dhe kryesori i shtetit është konsumatori dhe se shporta dhe fuqia e tyre po varfërohet, derisa do duhej të rritet. Pa rritjen e fuqisë blerëse nuk ka edhe zhvillim  të NVM-ve. 

Ai përmendi edhe sfidat kryesore të cilat janë: rritja ekonomike, zhvillimi i NVM-ve, gjetja e tregjeve nga prodhuesit, përmirësimi i legjsilacionit për NVM-të, luftimi informalitetit e korrupsionit, reforma në administratën publike, mbyllja e bizneseve e shumë sfida tjera që po pengojnë zhvillimin e NVM-ve. 

Eliana Naka, sekretare e përhershme e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, tha se kjo tryez fynksionon në kuadër të Task Forcës për Integrime Evropiane dhe shërben si mekanizëm  konsultativ me gjithëpërfshirje shoqërore. Sipas saj synim kryesore është arritja e konsensusit në çështjet e zhvillimit ekonomik në vend, dniamizimin e procesit të integrimit evropian si dhe sigurimin e qëndrueshmërisë, koherencës dhe vazhdimësisë në këtë proces.

“Fokus mbetet zhvillimi i konsensusit në mes  të anëtarëve për gjendjen aktuale në Kosovë në fushën e industrisë dhe NVM-ve. Synimi është që të identifikohen arritjet dhe sfidat kryesore në kuadër të procesit të integrimit evropian etjera”, tha Naka.

Sipas saj rezultatet  do të reflektohen në Strategjinë  Nacionale për Integrim Evropian  e cila do të ofroi një formulim  preciz të objektivave dhe indikatorëve të suksesit. 

Xhemajl Syla, nga Agjencia për Mbështetjen e NVM-ve në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, tha se  NVM-të ndikojnë drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik, thithjen e investimeve të huaja, mirëqenien e qytetarëve e shumë gjëra tjera. Ai në mënyrë statistikore, tregoi se  derisa në vitin 2000 ishin regjistruar si biznese të përkohshme  tridhjet mijë biznese, tash më 2012 si biznese të përhershme janë të regjistruara 119 biznese. Pronësia më e madhe këtyre bizneseve janë në pronësi individuale apo rreth 88.82 për qind apo rreth 105 mijë ndërmarrje. 

“NVM-të janë katalizatori i punësimit në Kosovë, kun ë NVM janë të punësuar mbi 232 mijë veta apo 81 për qind. Me numrin më të amdhe të bizneseve prinë Prishtina dhe Gjilani, ndërsa me numrin më të vogël të tyre është regjioni I Mitrovicës”, tha Xhemajl Syla.   

Ai shtoi se  NVM-të  përbëjnë shtyllën kurrizore të ekonomisë së Kosovës dhe punësimit dhe duhet të ketë një mbështetje më të madhe.  

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)