11 Gusht 2024

MPMS nënshkruan marrëveshje me Komunën e Istogët dhe Caritas Kosova

Prishtinë, 14 mars - Ministri i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale Arban Abrashi së bashku me Kryetarin e Komunës së Istogut Haki Rugovën dhe përfaqësuesin nga Caritas Kosova, kanë nënshkruar sot marrëveshjen e bashkëpunimit dhe bashkëfinancimit për projektin “Ngritja e përkujdesit shëndetësor shtëpiak dhe ambulator (homecare) për vitin 2017” në Komunën e Istogut.

Projekti në fjalë do të realizohet në institucionet ekzistuese shëndetësore të Komunës së Istogut që janë nën menaxhimin e Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Komunën e Istogut.

Aktivitetet që do të përfshihen në këtë projekt do të jenë: shërbimi shëndetësor ambulantor, ngritja e cilësisë së shërbimeve sociale dhe shëndetësore për qytetarët e Komunës së Istogut dhe zonave rurale të kësaj komune si dhe programet sociale dhe shëndetësore.

Pas Marrëveshjes me Komunën e Istogut dhe Podujevës, MPMS, do të përkrahë edhe Komunat e tjera ku përfshihen Prishtina, Prizreni, Gjakova, Mitrovica e Jugut, Ferizaji, Vitia, Gjilani, Mitrovica e Veriut, Drenasi dhe Fushë Kosova.



 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)