Fitch Ratings ka ulur sërish notën e Greqisë nga B në CCC

Uljen e notës kreditore të Greqisë agjencia Fitch Ratings e ka arsyetuar me likuiditetet e kufizuara në sektorin bankar dhe paqartësitë në lidhje me pagesat e institucioneve zyrtare.
Pakësimi i investitorëve dhe rënia e besimit të konsumatorit pengojnë rimëkëmbjen ekonomike të vendit, thuhet në deklaratën e agjencisë.
Duke theksuar se rindërtimi i klimës së besimit do të marrë kohë, Fitch Ratings revizionon nga 1,5 për qind në 0,5 për qind parashikimin e saj për rritjen ekonomike të Greqisë në vitin 2015.
Agjencia paralajmëron gjithashtu se nota kreditore e Greqisë mund të pësojë ulje të tjera në rast se ky vend përjeton probleme në negociatat me kreditorët, apo nëse vonon pagesat ndaj FMN-së.
Fitch Ratings thekson se nota e kredisë greke mund të ndikohet negativisht edhe nga një dalje e mundshme e saj prej Eurozonës.
Më parë, më datë 17 janar të këtij viti, agjencia Fitch Ratings e ka revizionuar notën kreditore afatgjatë të Greqisë në valutë dhe monedhë kombëtare nga e qëndrueshme në negative.