04 Maj 2025

BE kërkon të realizohet ndihma financiare për refugjatët

Bruksel, 16 tetor - Presidenti i Bashkimit Evropian, Donald Tusk deklaroi të enjten ]se zotimet e shteteve anëtare për ndihmë financiare në trajtimin e krizës së refugjatëve, nuk janë përmbushur.

\"Ne duhet të kthejmë fjalët në vepra, kur flitet për ndihmë financiare në rajon\", tha Tusk përpara hapjes së samitit të BE-së.

\"Zotimet për Komisionerët të Lartë të OKB për Refugjatët, Programin Botëror të Ushqimit, dhe fondet në mirëbesim të BE-së për vendet e origjinës dhe tranzitit, nuk janë plotësuar\", theksoi ai.

Ndërsa Presidenti i Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker u bëri thirrje vendeve anëtare të mbajnë premtimet.

\"Angazhimi i vendeve anëtare në drejtim të Greqisë dhe vendeve të tjera përbën janë një sasi të konsiderueshme parash që ende nuk janë vënë në dispozicion. Vendet antare vazhdojnë të shtyjnë dhënien e 2,25 miliard eurove ,\" tha Juncker.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)