06 Dhjetor 2024

Turqia regjistroi rreth 1,3 milion turistë të huaj në janaj

Ankara, 21 shkurt - Sipas të dhënave zyrtare të publikuara, numri i turistëve të huaj në Turqi arriti në pothuajse 1,3 milion në janar.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit, numri i të huajve që vizituan Turqinë ishte 1,28 milion në janar, i cili u rrit me 15 për qind krahasuar me muajin e njëjtë të vitit të kaluar.

Stambolli, qyteti më i madh i Turqisë për nga popullsia, ishte pika kryesore e hyrjes kufitare për të huajt muajin e kaluar me 791.578 vizitorë që e përdornin atë.

Ai u pasua nga qyteti veriperëndimor Edirne me 148.016 të huaj dhe qyteti turistik mesdhetar Antalya me 117.801 vizitorë.

Rusët përbënin pothuajse 10,5 për qind të të gjithë vizitorëve me 134.215. Ata u pasuan nga vizitorët nga Bullgaria dhe Irani, përkatësisht me 109.971 dhe 106.957.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)