03 Dhjetor 2024

Turqia evakuon turistët e tronditur nga zjarret

Antali, 31 korrik - Në Turqi turistët e tronditur nxituan drejt brigjeve të detit të shtunën në pritje të varkave të shpëtimit pas urdhërave për evakuimin e disa hoteleve në vendpushimin e Bodrumit në Egje, ndërsa ajo zonë rrezikohet nga zjarret, njoftojnë mediat vendase.

Operacionet po drejtohen nga njësitë e rojes bregdetar ndërsa autoritetet u kanë bërë thirrje anijeve dhe jahteve private që të ndihmojnë në përpjekjet e evakuimit. Në atë rajon kanë shpërthyen zjarre të reja. Pamjet filmike tregojnë tymin dhe zjarrin që ka përfshirë një kodër afër bregut të detit.

Të shtunën numri i viktimave nga zjarret në qytetet mesdhetare të Turqisë shkoi në gjashtë vetë pasi humbën jetën dy punonjës të pyjeve, njoftoi ministri i shëndetësisë së atij vendi. Që nga e mërkuara zjarret në Turqi kanë djegur pyje dhe disa vendbanime, duke rrënuar fshatra dhe destinacione turistike dhe detyruar evakuimin e njerëzve.

Ministri i bujqësisë dhe pyjeve, Bekir Pakdemirli, tha të shtunën se 91 nga 101 zjarret që shpërthyen mes erërave të forta dhe nxehtësisë përvëluese janë vënë nën kontroll. Autoritetet shpallën zona fatkeqësish lagjet e prekura nga zjarri në pesë provinca.

Presidenti Rexhep Tajip Erdogan vizitoi zonën të shtunën, duke inspektuar dëmtimet nga helikopteri.

Duke folur nga qyteti Manavgat, zoti Erdogan njoftoi se qeveria turke do të mbulojë qiratë për njerëzit e prekur nga zjarret dhe do të rindërtojë shtëpitë e tyre. Ai tha se taksat, sigurimet shoqërore dhe pagesat e kredisë do të shtyheshin për të prekurit dhe bizneseve të vogla do t'u ofroheshin kredi me zero interes.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)