06 Dhjetor 2024

Turistët gjermanë i rikthejnë gjallërinë Venecias pas pandemisë

Venecia, 12 qershor - Italia hoqi kufizimet për vizitorët nga Bashkimi Europian dhe në një kohë shumë të shkurtër shtretërit e një hoteli në brigjet veneciane janë rimbushur sërish me turistë gjermanë dhe austriakë.

Një pjesë e madhe e gadishullit është ende në pritje të kthimit të turistëve, pas vendimit të qeverisë së Giusepe Conte për të vendosur kufizimin në kuadër të parandalimit të përhapjes së koronavirusit, që ka shkaktuar vdekjen e më shumë se 34 000 personave, kryesisht në veri të vendit.

Në hotelin “Palais Cavalieri”, në bregdetin e Jezolos, në bregun adriatik të Venecias, familjet luajnë me disk në rërë, marrin rreze dielli apo porosisin drekën në barin e pishinës së hotelit.

Hoteli me katër yje është nga të parët që ka hapur dyert për turistët ndërkombëtarë.

“Që prej hapjes së kufijve, më 3 qershor, ne patëm një suprizë të këndshme kur katër deri në pesë familje gjermane dhe një austriake erdhën të hanin mëngjes në restorantin tonë”, theksoi pronari, Antonio, me një buzëqeshje.

Klientët nuk kanë nevojë të nxitojnë për shezlone apo tryezat e gjata të plazhit sepse ato janë ende bosh.

Por, ky është një fillim i mbarë për këtë hotel i cili, si të gjitha institucionet turistike, ka vuajtur shumë nga masat kufizuese për shkak të koronavirusit.

“Unë duhet ta kisha lënë hotelin të mbyllur sepse do të jetë shumë e vështirë këtë vit për të arritur pragun e fitimeve. Por unë dëgjova zemrën time si hotelier dhe me stafin tim, thashë, hajde e hapim”, shtoi Vigolo.

Simone Freitag, një turiste gjermane, thekson, duke ngritur syzet e diellit mbi kokë, ndërsa shikon detin, se ajo dhe bashkëshorti i saj nuk shqetësohen për virusin.

“Ndihemi vërtet të sigurt në këtë hotel. Ata bëjnë një punë shumë të mirë. Të gjithë ndjekin rregullat”, shtoi ajo.

Venecia ka qenë vendi që ka regjistruar të vdekurin e parë nga COVID-19 në Itali, por rajoni ka qenë shumë më i shpejtë se Lombardia fqinje për të identifikuar personat e kontaminuar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)