05 Dhjetor 2024

Stina turistike në Bullgari do të nisë më 1 maj

Sofje, 22 mars - Stina turistike verore do të nisë më 1 maj, por gjatë respektimit të të gjitha masave kundra epidemiologjike.

Kushti është që turistët të cilët hyjnë në Bullgari të prezantojnë PCR-test, certifikatë të vaksinimit ose provë të antitrupave.

 Kjo u njoftua gjatë turneut të punës të kryeministrit Borisov më 14 mars. Ai shtoi se është me një rëndësi të madhe që industria të përgatitet që tani për stinën dhe udhëtarët të jenë të informuar në çfarë kushtesh do të mund të vizitojnë vendin tonë.  

''Me hapjen më të herët të stinës aktive sivjet, shteti mundohet të gjallërojë një nga sektorët e dëmtuar më fortë nga epidemia tek ne.''

''Ideja është që me afrimin e festave gjatë muajit maj, punonjësit në industri të kenë “njëfarë parashikueshmëri, që të mund të parashikojnë paketa konkrete”- deklaroi zëvendëskryeministrja dhe ministre e turizmit Mariana Nikollova.

Në këtë moment po shqyrtohet dhe pjesëmarrja jonë në të ashtuquajturin certifikatë të gjelbër elektronik të Bashkimit Evropian për udhëtim me idenë të mund të lehtësohet lëvizja në rajon.  

Po rrjedhin dhe të ashtuquajturat “marrëveshje bilaterale” sa i përket pranimit të turistëve me të ashtuquajturat certifikata të vaksinimit.

Autoritetet thonë se masat koordinohen me Komisionin Evropian dhe se Bullgaria po bëhet gati të presë përfshi dhe turistë nga shtete jashtë Bashkimit Evropian.

Kushti është që ata të prezantojnë një PCR test negati , të kenë antitrupa, ose një vaksinë të vënë, të ndryshme nga ato të miratuara nga Bashkimi Evropian.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)