“South Outdoor Festival” prezantohet sot në Prishtinë
Prishtinë, 12 korrik - Pas një pritjeje të gjatë, për shkak të situatës së pandemisë, rikonfirmohet mbajtja e festivalit të aventurës dhe muzikës, “South Outdoor Festival”, i cili do të zhvillohet për të katërtën herë, në Borsh, Himarë te Shqipërisë në datat 3-6 shtator 2021.
Më ketë rast sot në Kosovë mbahet në një konferencë për mediat për prezantimin e “South Outdoor Festival”.
Ndryshe nga vitet e kaluara, festivali këtë vit ofron më shumë aktivitete sportive dhe sjell artistë ndërkombëtar në Shqipëri, dhe artistë të njohur nga Shqipëria e Kosova.
“South Outdoor Festival” është një kombinim i sportit, kulturës, traditës, muzikës, natyrës dhe ushqimit. Gjatë festivalit 4-ditor, që zhvillohet çdo vit në fshatin Borsh, festivali fton pjesëmarrës nga i gjithë vendi dhe bota, të jenë pjesë e aktiviteteve dhe të argëtohen, duke shijuar dhe përjetuar veçantinë e rivierës së bukur të Shqipërisë.
“South Outdoor Festival” inkurajon pjesëmarrjen e të gjithë sportdashësve dhe atyre të artit dhe kulturës me qëllim për ta bërë Shqipërinë e jugut një destinacion ndërkombëtar të turizmit. Me më shumë se 40 aktivitete të ndryshme në natyrë, të përshtatshme për të gjitha grupmoshat dhe prejardhjet, “South Outdoor Festival” ka diçka për të ofruar për të gjithë.
“South Outdoor Festival” është një iniciativë e financuar nga Qeveria Gjermane, përmes GIZ Shqipëri, në bashkëpunim me Bashkinë Himarë. Festivali organizohet në bashkëpunim me Organizatën Citrus, në partneritet me operatorë turistikë të cilët janë të specializuar në turizmin e aventurës.
Festivali organizohet në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit, Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe Agjencinë Kombëtare të Turizmit.