Shënon rritje numri i turistëve të huaj në Turqi
Stamboll, 1 qershor - Në katër muajt e parë të vitit, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar numri i turistëve të huaj të ardhur në Turqi ka shënuar një rritje prej 12,22% duke arritur në 8 milionë e 735 mijë e 268 turistë.
Në deklaratën e bërë nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit, bazuar në statistikat e hyrjeve dhe daljeve, në muajin prill është shënuar një rritje 24,01% në krahasim me prillin e vitit të kaluar.
“Në krye të vendeve, që kanë dërguar më shumë turistë në Turqi janë Gjermania dhe Rusia. Numri i turistëve të ardhur nga këto vende gjatë kësaj periudhe, krahasuar me një vit më parë, ka shënuar një rritje të madhe. Ndërkohë që numri i turistëve nga Gjermania ka shënuar një rritje prej 50%, numri i turistëve të ardhur nga Rusia ka shënuar një rritje prej 35%."
"Në muajin prill, pati një rritje 33,77% në numrin e turistëve të ardhur nga Rusia duke zënë vendin e parë me përkatësisht 391 mijë e 579 turistë. Në vend të dytë është Gjermania me një rritje prej 47, 55 pra saktësisht 376 mijë e 59 turistë. Kurse në vend të tretë është Bullgaria me 26,75% pra 256 mijë e 72 turistë. Bullgaria ndiqet nga Anglia dhe Gjeorgjia” shkruhet në deklaratë.
Sipas deklaratës në periudhën e parë katër mujore të vitit Gjermania zuri vendin e parë me një rritje prej 19,63%, përkatësisht 803 mijë e 483 vizitorë.
Gjermania ndiqet nga Bullgaria me një rritje prej 27,45%, përkatësisht 738 mijë e 784 vizitorë dhe Rusia me 35,46% me 710 mijë e 293 të huaj.
Rusia ndiqet nga Irani dhe Gjeorgjia.
Kurse në radhitjen e rretheve sipas pikave kufitare nga ku vijnë më shumë turistë të huaj në Turqi vjen i pari Stambolli pastaj Antalia dhe Edirneja.