07 Dhjetor 2024

Sezoni i turizmit në vitin 2020 në Itali është tërësisht i humbur

Romë, 14 maj - Sezoni i turizmit në vitin 2020 në Itali është tërësisht i humbur si pasojë e pandemisë së koronavirusit që ka kapluar tërë globin, tha Konfederata Italiane e Tregtisë (Confcommercio).

Sipas agjencisë italiane të lajmeve ANSA, zyrtarët e Confcommercio-s kanë informuar Komisionin Industrial të Senatit në lidhje me sezonin e turizmit në vend.

"Sezoni i turizmit do të jetë tërëisht i humbur", kanë thënë zyrtarët në takimin e komisionit, duke shtuar se edhe pas heqjes së gjendjes së emergjencës, hotelet prapëseprapë nuk do të mund të mbushen.

Zyrtarët kanë thënë se humbjet në sektorin e turizmit deri në fund të vitit mund të shkojnë deri në 120 miliardë euro.

Po ashtu, ata janë shprehur se këtë vit në pushime do të kenë mundësi të shkojnë vetëm 20 për qind e italianëve, duke përjashtuar ata që kanë shtëpi të dytë për pushime.

Ndërkohë, mediat raportuan se përmes një pakete inkurajuese të cilën qeveria do ta shpalos sot nën emrin "rifillimi", familjeve do t'u ndahen nga 500 euro në përpjekje për ta gjallëruar turizmin e brendshëm.

Sektori i turizmit, me komponentët e tij direktë dhe indirektë, përbën 13 për qind të prodhimit të brendshëm bruto të Italisë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)