Qyteti i Sarandës promovohet sot në Prishtinë
Prishtinë, 11 maj - Oda Ekonomike e Kosovës, Ambasa e Shqipërisë dhe Bashkia e Sarandës organizojnë takimin ndërmjet hoteleve dhe kompanive turistike nga Saranda dhe atyre nga Kosova, me slloganin: "Saranda në Prishtinë".
Përveç kompanive tursitike dhe përfaqësuesve të hoteleve, të pranishëm në këtë takim do të jenë edhe Kryetari i Bashkisë Sarandë Adrian Gurma, Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë zQemal Minxhozi dhe Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës Berat Rukiqi.
Po ashtu sot në sallen e kuqe të Pallatit të Rinisë në Prishtinë, Kryetari i Bashkisë Sarandë, Adrian Gurma dhe Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi orgnizojnë promovimin e turizmit të Sarandës.
Saranda është qyteti më i bukur bregdetar në Shqipëri, një qytet me më shume se 2000 vjet histori, ngritur në zonën ebregdetit jugor të vendit, i pasur në vlera të rralla të trashëgimnisë kulturore dhe arkeologjike shqiptare, por edhe evropiane.
Plazhet e jashtëzakonshme, pamja, vendet historike, ‘Syri i Kaltër’, janë disa nga arsyet që Saranda po konsiderohet si një nga vendpushimet më moderne në rajon që ofron shumë atraksione për vizitorët.
Saranda është një parajsë e vogël që i ka të gjitha kushtet për të kaluar një pushim të mrekullueshëm si plazhet me gurë të vegjël natyral, një det të mrekullueshëm të kaltër, si dhe me pamje të jashtëzakonshme që të lë pa frymë.