Publikohen ,,Statistikat Afatshkurtra të Shërbimeve"
Prishtinë, 12 gusht - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon Statistikat Afatshkurtra të Shërbimeve, duke paraqitur indeksin e vëllimit të shërbimeve për maj 2022 (2020=100).
Sipas kësaj ankete, në muajin maj të vitit 2022, indeksi i qarkullimit në sektorët e shërbimeve, krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak (maj 2021) ishte : Hoteleria (103.25%); Tregtia (48.43%); Agjencitë e udhëtimit (48.92%); Aktivitetet e arkitekturës dhe inxhinierisë (46.14%); Transporti dhe Magazinimi (42.78%); Informacioni dhe Komunikacioni (39.73%); dhe Bar-Restorantet (27.21%).
Për më shumë informata, lidhur me Statistikat Afatshkurtra të Shërbimeve, vizitoni: https://ask.rks-gov.net/sq/agjencia-e-statistikave-te-kosoves/ekonomi/statistikat-afatshkurtra