Prezantohet puna e Drejtorisë për Turizëm dhe Zhvillim Ekonomik në Prizren
Prizren, 25 shtator - Drejtoria për Turizëm dhe Zhvillim Ekonomik, në vazhdën e aktiviteteve të realizuara me rastin e Ditës Botërore të Turizmit do të bëjë prezantimin e raportit të punës së kësaj drejtorie, që nga viti 2018 e deri më sot.
Në këtë aktivitet, i cili do të mbahet në sallën e mbledhjeve të Kuvendit Komunal në Shtëpinë e Bardhë, do të jenë të pranishëm edhe kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtoresha e DTZHE-së, Sevil Liman Kazaz.