Prezantohet potenciali turistik i Bjeshkëve të Nemuna
Prishtinë, 25 qershor - Qendra Kosovare për Zhvillim dhe Avokim (KADC) dhe Komuna e Deçanit organizojnë konferencën për media “Turizmi në Bjeshkët e Nemuna”.
Ky takim ka për qëllim prezantimin e potencialit turistik të Bjeshkëve të Nemuna dhe mundësive për zhvillimin e qëndrueshëm duke u bazuar në trashëgiminë e pashterur natyrore dhe kulturore të kësaj treve.
Gjithashtu kë këtë konferencë do të prezantohen edhe aktivitetet projektit “Eco and Outdoor Tourism Actions of the Balkan Alps” i cili financohet nga Bashkimi Evropian nëpërmjet instrumentit IPA II të Programit Ndërkufitar Kosovë – Mali i Zi
Në takim përveç përfaqësuesve të komunës së Deçanit dhe KADC do të marrin pjesë edhe mysafirë nga rajoni, përfaqësues të qeverisë, media dhe pjesëtarë të shoqërisë civile.