10 Dhjetor 2024

Portugalia bëhet gati për turistët

Lisbonë, 14 maj - Ekonomia e Portugalisë jeton nga turizmi. Gati 30 milionë pushues e vizitojnë çdo vit vendin. Industria e turizmit shpreson shfuqizimin sa më shpejt të kufizimeve për udhëtimet për ta rihapur në qershor turizmin.

Por jo vetëm Algarve, e gjithe Portugalia rrezikohet nga kolapsi ekonomik nëse mungojnë turistët, sepse ky vend nuk ka ndonjë industri të fuqishme, ndaj turizmi përbën 15 përqind të produktit bruto në vend. Vitin e kaluar Portugalia pati rreth 27 milionë pushues; që nga kriza e borxheve turizmi po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm, sepse numri i turistëve është rritur në vazhdimësi.

Pas kufizimeve të forta gjatë muajit mars humbja qe e madhe, pasi turizmi në Portugali u paralizua tërësisht. Relativisht shpejt qeveria në Lisbonë ndërmori masat e mbylljes për mbrojtjen nga virusi Corona.

Por llogaritet që në fillim të qershorit, ato të happen sërish për të tërhequr sa më shpejt të jetë e mundur turistët. Për të fituar besimin e turistëve, autoriteti i Turizmit në Portugali ka vendosur përdorimin e stemës së higjenës, e cila do t’u jepet sipërmarrjeve turisitike.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)