Plazhet e Shëngjinit me rërë kurative dhe detit të ngrohtë
Shengjin, 19 gusht - Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ndau sot pamje nga plazhet e Shëngjinit, ndërsa vijon sezoni turistik veror.
Rëra kurative, uji dhe mjedisi i pastër, rendi, qetësia publike, arti i të gatuarit dhe çmimet e favorshme janë arsyet që pushuesit zgjedhin këto plazhe.
“Mirëmëngjes dhe me këtë panoramë nga plazhet e Shëngjinit, ju uroj një ditë të mbarë!”, u shpreh Rama.
Shëngjini ndodhet 58 kilometra nga Tirana, ndërsa qyteti i Lezhës ndodhet vetëm 7 kilometra larg tij.
Plazhet e Shëngjinit janë të njohura për rërën e pastër dhe ujin e ngrohtë. Një nga plazhet që tërheq vëmendjen e pushuesve është ai i “Ranës së hedhun”, si dhe plazhet e Kunes dhe Tales.