Pishina e Gërmisë hap dyertë nga sot
Prishtinë, 2 korrik - Duke u bazuar në masat e fundit të Qeverisë së Kosovës rreth situatës së fundit me pandeminë COVID-19, nga sot pishina e Gërmisë hap dyertë nga ora 10:00 për të gjithë qytetarët.
Deri sa gjatë ditës së djeshme kishte konfuzitet, qeveria e Kosovës doli me rekomandime të qarta.
Menaxhmenti i Ndërmarrjes Publike “Sport Marketing” ka bërë të gjitha përgatitjet e nëvojshme për të respektuar rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik dhe Organizatës Botërore të Shëndetësisë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit të ri.
NPL “Sport Marketing” do të vazhdojë të mbajë të mobilizuar stafin menaxhues dhe infrastrukturën mbështetëse për të qenë gjatë gjithë sezonës verore të përgatitur.
Në pishinë janë angazhuar stafi professional, duke filluar nga sigurimi fizik, shpëtimtarët, autoambulanca me mjekun dhe teknikun, si dhe mirëmbajtësit.